Duda Balje befasohet nga një kosovar: Mos lëshoni pe, Adriana Hoxhiq i jep 6 mijë boshnjakë për një shka!

Duda Balje befasohet nga një kosovar: Mos lëshoni pe, Adriana Hoxhiq i jep 6 mijë boshnjakë për një shka!

14:50, 24/02/2021

Kryetarja e partisë boshnjake, Unioni Social Demokratik, Duda Balje, është befasuar nga një qytetar kosovar, pas takimit që zhvilloi me u.d. presidentes, Vjosa Osmani.

Me të dal nga takimi, në sheshin “Nëna Terezë”, ajo ka marrë sugjerime nga Qamil Dili, i cili insistoi që e njëjta mos të heq dorë nga mandati i deputetes.

Në videon e bërë nga “Indeksonline”, ky qytetar jep kritika të ashpra ndaj qasjes së Beogradit zyrtarë në zgjedhjet e 14 shkurtit.

Dili pretendon edhe për një të kaluar të errët të Adriana Hoxhiqit, e cila tashmë ka fituar mandatin e deputetes.  

“Ju lutna, mos lëshoni pe sepse qeveria jonë mos sot, ja nesër, nuk ka me lëshu pe për boshnjakë që me marrë Serbi përkëmbë Kosovën dhe boshnjakët.  Ardiana Hoxhiq, e njoh me temel, kurdoni i shkojë në banesë, 6000 mijë boshnjak i jep për një shka, krejt shqiptarët i jep për një shka.  Prej ditës kur është hi NATO në Kosovë ajo ka punu për shkije. Ajo i njeh trojet e serbëve me shtëpi me cdo vend, ajo nuk është boshnjake sikur ju. Ju lutem mos lëshoni pe sepse kemi me ju ndihmu deri në fund”, është shprehur ai.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco