Emrat/Ja kush janë më të votuarit e PDK-së në zgjedhjet e 14 shkurtit

Emrat/Ja kush janë më të votuarit e PDK-së në zgjedhjet e 14 shkurtit

18:48, 18/02/2021

Partia Demokratike e Kosovës në zgjedhjet e 14 shkurtit 2021, arriti të marrë mbi 17% të votave duke siguruar rreth 20 mandate në Kuvendin e Kosovës, duke mos përfshirë votat me postë dhe ato me kusht që ende nuk janë numëruar.

Sipas burimeve brenda KQZ-së, kandidatët nga struktura e vjetër më të votuar të PDK-së në këto zgjedhje parlamentare në nivel vendi janë: Enver Hoxhaj, Bedri Hamza, Uran Ismaili, Elmi Reçica, Mërgim Lushtaku, Ferat Shala, Bekim Haxhiu, Memli Krasniqi, Fadil Nura, Eliza Hoxha, Blerta Deliu, Evgjeni Thaçi, Ariana Musliu-Shoshi, Floretë Zejnullahu, Ganimete Musliu etj.

Listës prej më të votuarve i bashkohet edhe Ardian Kastrati si i aderuar rishtazi në PDK në këto zgjedhje.

Burime brenda KQZ, kanë thënë se Ardian Kastrati deri me? tash ka siguruar rreth 11 mije vota, pa votat e Prizrenit dhe Podujevës, votave me kusht dhe ato te? diaspore?s që pritet të ketë numër edhe më të madh të votave.

Në pritje me numër të konsiderueshëm të votave për të qenë pjesë e legjislaturës së tetë të organit më të lartë legjislativ janë edhe Xhavit Haliti, Abelard Tahiri, Xhevahire Izmaku, Hajdar Beqa, Petrit Hajdari, Gazmend Bytyqi, Isak Shabani etj.

Këto vota tashmë iu kanë konfirmuar edhe kandidatëve për deputet nga komisionerët. 

Ditëve në vijim KQZ pritet të numërojë edhe votat me kusht dhe ato nga diaspora ku edhe do të kemi listën e sakt të votave të secilit deputet.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco