Sipas PSD-së, aspirata për liri nuk është asnjëherë projekt i përfunduar

Sipas PSD-së, aspirata për liri nuk është asnjëherë projekt i përfunduar

13:48, 17/02/2021

Partia Socialdemokrate ua uron të gjithë qytetarëve 13 vjetorin e pavarësisë së Republikës së Kosovës. 

Sipas tyre shpallja e pavarësisë mbetet momenti ku bashkohet përpjekja dhe sakrifica e njerëzve që nuk janë më, me kujtesën kolektive të shoqërisë nën okupimin e shtetit serb dhe nevojës për transformime shoqërore, ekonomike dhe kulturore.

"Aspirata për liri nuk është asnjëherë projekt i përfunduar", thonë nga PSD-ja. 

Nga ky subjekt thonë se shpallja e pavarësië është kusht i domosdoshëm, sikur që lufta për çlirim parapriu këtë rrugëtim. Mirëpo koha nuk mjaftohet me kaq, ajo insiston në aspirata të reja. 

Demokratizimi i vendit duhet të jetë synimi i tanishëm. Shtresat e ndryshme shoqërore duhet të organizohen dhe këmbëngulin jo vetëm në ushtrimin e të drejtave të tyre, por ne kultivimin e vlerave për solidaritet, barazi dhe pluralizëm.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco