Votat e kandidatëve të LVV-së në Han të Elezit, Osmani më e votuara

Votat e kandidatëve të LVV-së në Han të Elezit, Osmani më e votuara

13:21, 17/02/2021
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është duke vazhduar publikimin e votave që kanë marrë kandidatët për deputetë në zgjedhjet e 14 shkurtit. Së fundmi janë bërë publike votat nga 11 qendrat e votimit në Han të Elezit. Në këtë komunë ku Lëvizja Vetëvendosje ka shënuar fitore me 53.06% apo 1950 vota, Vjosa Osmani është më e votuara në këtë komunë. Ajo ka marrë plot 1071 vota. Pas saj renditet Glauk Konjufca me 531 vota. Më poshtë ua sjellim votat që kanë marrë në Han të Elezit dhjetë kandidatët e parë në listën e LVV-së: Vjosa Osmani -1071 Glauk Konjufca-531 Vasfije Blair-194 Avni Dehari -136 Arben Vitia-170 Donika Gërvalla-Schëarz-119 Gani Krasniqi-58 Shqipe Mehmeti-Selimi- 79 Liburn Aliu- 66 Hekuran Murati -116 Kujtojmë se në zgjedhjet e 14 shkurtit, nga rezultatet preliminare nga KQZ, LVV është e para me 47.58% apo 378,550 vota

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco