Synim i Vjosa Osmanit është anëtarësimi në familjen e popujve evropianë

Synim i Vjosa Osmanit është anëtarësimi në familjen e popujve evropianë

13:10, 17/02/2021

Në manifestimin qendror të shënimit të 13-vjetorit të Pavarësisë në Forcën e Sigurisë, u.d presidentja Vjosa Osmani tha se synimi për këtë vit është anëtarësimi në Bashkimin Evropian dhe në NATO

Sipas saj pavarësia nuk do të mund të arrihej pa presidentin e ndjerë Ibrahimi Rugova, komandatin Adem Jasharin si dhe dëshmorët e rënë për liri.

“Kam kënaqësi që jam para jush për ta rikujtuar krijimin e shtetit tonë.Ky shtet është bërë nga gjaku i dëshmorëve nga rezistenca e pathyeshme. Madhështia e popullit tonë është në madhështinë e secilit prej jush. Rruga të cilën e ndoqëm nuk ishte e lehtë dhe u deshtë shumë mund i grave dhe i burrave.Ne duhet ta mbrojmë këtë ditë të bekuar ngase nuk ka dashuri më fisnike se ajo e atdheut tëndë", tha Osmani.

U.d e presidentës shtoi se nga një vend që përjetoi luftën se sot po bëjmë hapa për të bërë kontribut për paqe në vende të tjera. FSK-ja është ushtria më e re në botë dhe gjatë gjithë kësaj kohe FSK-ja po punon në realizimin e synimit të anëtarësimit në NATO”, ka thënë Osmani.Tutje, Osmani tha se vendit i duhet solidaritet ndër institucional.“Na takon të gjithëve që çdo ditë ta bëjmë të pamundshmen ta ndërtojmë një platformë që synon këndelljen e vendit”, shtoi ajo.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco