Bëhen bashkë Vjosa Osmanin dhe Avdullah Hotin

Bëhen bashkë Vjosa Osmanin dhe Avdullah Hotin

07:38, 17/02/2021
Dita që bën bashkë Vjosa Osmanin dhe Avdullah Hotin Sot Kosova feston 13 vjetorin e shpalljes së pavarësisë. Në këtë ditë institucionet kanë paraparë disa aktivitete. Në mesin e tyre, dy ish-partiakët, Vjosa Osmani dhe Avdullah Hoti do të jenë bashkudhëheqës në dy prej tyre. Si liderë të shtetit, Osmani si u.d e presidentes dhe Hoti si kryeministër në detyrë në orën 08:00 do të jenë pjesë e ngritjes së flamurit shtetëror nga garda ceremoniale e FSK-së që do të bëhet në oborrin e Qeverisë së Kosovës. Disa orë më vonë, saktësisht në ora 12:00, do të mbahet manifestimi qendror i shënimit të 13-vjetorit të Pavarësisë në Forcën e Sigurisë së Kosovës. Edhe në këtë organizim marrin pjesë u.d. e presidentit, Vjosa Osmani, dhe kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco