Osmani në Istog mori vota më shumë se krejt LDK-ja

Osmani në Istog mori vota më shumë se krejt LDK-ja

23:44, 16/02/2021

Vjosa Osmani duket se ka tejkaluar rekordin e Kurtit në 2019, duke marrë më shumë se 200 mijë vota.

Dikur ishte bastion i Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Por në zgjedhjet e së dielës, Vjosa Osmani mori më shumë vota në Istog se sa komplet LDK-ja.

Këta të fundit morën 4.558 vota ndërsa UD Presidentja u votua 5658 herë, duke lënë pas Ramush Haradinajn me 4766 vota e Avdullah Hotin me 3190 vota.

Mirëpo ky nuk është rasti i vetëm kur LDK doli keq në një ish-bastion të saj.

Në Podujevë, Lidhja Demokratike e Kosovës mori në total 9366 vota të rregullta, ndërsa kandidati i LVV-së, Fitim Haziri mori 10431 vota i vetëm.

Ish kryetari i kësaj komune për disa mandate, Agim Veliu u votua vetëm  5300 herë.

Në Mitrovicë më së shumti vota nga Lëvizja Vetëvendosje mori aderimi Armend Muja me 20 mijë vota i pasuar nga Faton Peci me 5 mijë vota më pak.

Ndërkohë në këtë qytet Bedri Hamza nga PDK mori 4593 vota, duke lënë pas kandidatin për kryeministër Enver Hoxhaj.

Më shumë vota se i pari i partisë mori edhe Ardita Rrahmani e LDK-së në Kaçanik, me 759 vota ndërsa Avdullah Hoti 681 vota, e Lumir Abdixhiku me 283 vota.

Më i votuari në Gjilan është Alban Hyseni nga LVV me rreth 11 mijë vota, ndërsa nga PDK ishte Hoxhaj me 3856.

Hoxhaj doli i pari nga partia e tij edhe në Dragash, Ferizaj e në kryeqytet, derisa dy aderimet e fundit Avdullahu e Kastrati nuk morën më shumë se 1100 vota në Prishtinë.

Në Deçan i pari radhitet Ramush Haradinaj nga AAK i pasuar nga Daut Haradinaj, ndërsa në Klinë i pari nga partia e tij ka dalë Avdullah Hoti, i pasuar nga Kujtim Shala.

Në Junik e Kaçanik më e votuara ishte Vjosa Osmani, duke lënë pas Glauk Konjufcën me rreth 2 mijë vota.

Ajo mori rreth 13 mijë vota edhe në qytetin e Vushtrrisë deri sa në media raportohet se Osmani ka tejkaluar edhe rekordin e Albin Kurtit në 2019, duke marrë më shumë se 200 mijë vota në total.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco