Donika Gërvalla: Isa Mustafa e instaloi Agim Veliun 'ta eksplodojë' Qeverinë Kurti

Donika Gërvalla: Isa Mustafa e instaloi Agim Veliun 'ta eksplodojë' Qeverinë Kurti

10:21, 26/01/2021

Ish-anëtarja e LDK-së, Donika Gërvalla që tash është kandidate për deputete nga Lista e Vjosa Osmanit me Lëvizjen Vetëvendosje ka folur për prishjen e koalicionit që rrëzoi Qeverinë Kurti.

Në një intervistë për kallxo.com, ajo ka thëën se kreu i LDK-së, Isa Mustafa e ka instaluar qëllimisht Agim Veliun si ministër në Qeverinë Kurti.

Gërvalla tha se qëllimi i Isa Mustafës ka qenë që “pullën e kuqe” të eksplodimit të Qeverisë ta bëjë Agim Veliu.

“Unë mendoj që Agim Veliu ka qenë pikërisht personazhi që Isa Mustafa e ka instaluar në atë qeveri me qëllim që në momentin që e prek pullën dhe që nuk i konvenon kjo qeveri, Agim Veliu do të eksplodonte atë qeveri dhe ashtu ndodhi”, tha Gërvalla.

“Kjo u pa qysh në fillim, ai ka qenë kundërshtar i këtij koalicioni që nga fillimi” , tha tutje ajo.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco