'PDK s'ka vija të kuqe, por e kundërshtoj ashpër koalicionin me VV-në'

'PDK s'ka vija të kuqe, por e kundërshtoj ashpër koalicionin me VV-në'

21:57, 24/01/2021

Anëtari i PDK-së, Abelard Tahiri, ka thënë se partia e tij po hyn në zgjedhje për të fituar.

Ai ka thënë se nuk do të dëshironte kurrë bashkëpunim me VV-në.

“Ne si parti nuk kemi asnjëherë vija të kuqe për asnjë parti. Asnjëherë nuk kemi pasur. Por asnjëherë nuk do të bëja koalicion me VV-në”, tha ai.

Tutje ai tregoi edhe arsyet se pse nuk është pro një koalicioni me këtë subjekt.

“Jemi dy parti që dallojmë shumë me njëra-tjetrën. Mendojmë kundër njëra-tjetër. Ne mendojmë se ata janë e keqja e Kosovës ndërsa ne e mira. Dallojmë edhe në programe. Kemi kundërshti të mëdha. Do të duhej një vit që të krijojmë një program të përbashkët. Kemi botëkuptime të ndryshme për arsimin, ekonominë zhvillimin e gjithçka. Në parim jemi kundër një qeverisje të përbashkët me VV-në”, shtoi ai.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco