'Çelësi' i Fatmir Limajt për kalimin e pragut, ta bëjë Nismën zërin e fuqishëm të vlerës se UÇK-së

'Çelësi' i Fatmir Limajt për kalimin e pragut, ta bëjë Nismën zërin e fuqishëm të vlerës se UÇK-së

21:25, 24/01/2021

Lideri i Nismës, Fatmir Limaj po vazhdon fushatën e tij në mesin e veteranëve të UÇK-së, shkruan Syri.net Kosova.

"Bashkë me vëllain e zërit të UÇK-së, bacës Jakup, njëherit kandidatin tonë për deputet në Kuvend të Kosovës, Avdyl Krasniqin, takuam bashkëluftëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe mbështetësit tanë socialdemokrat, në Komoran të Drenasit.
Bashkëbiseduam për zgjedhjet e parakohshme të 14 shkurtit dhe për rëndësinë e bashkimit të njerëzve me vullnet të mirë rreth projektit tonë  për mbrojtjen e vlerave kombëtare, krah të cilit janë rreshtuar fuqishëm miqtë tanë bashkëluftëtarë në Komoran, familjarët e dëshmorëve, invalidët e luftës sonë të lavdishme dhe qytetarë të shumtë anekënd Kosovës." ka shkruar Limaj në Facebook.

Bashkë me vëllain e zërit të UÇK-së, bacës Jakup, njëherit kandidatin tonë për deputet në Kuvend të Kosovës, Avdyl...

Posted by Fatmir Limaj on Sunday, January 24, 2021

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco