Dega e 'Guxo' hapet edhe në Prizren, por ja cila ishte kërkesa e Avdylit

Dega e 'Guxo' hapet edhe në Prizren, por ja cila ishte kërkesa e Avdylit

20:49, 24/01/2021

Lista e Vjosa Osmanit sot ka hapur zyrën e saj në qytetin e Prizrenit, ku pranë vetes kishte Donika Gervallën e Haxhi Avdylin.

Pasi Osmani mbajti fjalimin e saj ku bëri thirrje qytetarëve të votojnë për ndryshim, Haxhi Avdyli, kishte një kërkesë për zyrtarët e Listës.

Ai kërkoi nga një prej zyrtarëve që të sjellin diç për të ngrënë e pirë.

“Meqenëse siç tha presidentja ky takim do të zgjatë shkurt, po shpresoj që na keni bo najsen me pi e me hangër”, i tha Avdyli njërit prej zyrtarëve të Listës së Vjosës në Prizren.

“Artan a i kemi në dhomën tjetër, apo po i bijmë këtu, po e bëjmë një nej pa protokoll”, tha Avdyli.

Pas kësaj Osmani, Gërvalla dhe aktivistët e tjerë u ngritën në këmbë që me një aheng të festojnë hapjen e zyrës në Prizren.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco