Osmani nga Prizreni: Qytetarët do t’i ndëshkojnë ata që kanë zgjedhur rrugë të gabuar

Osmani nga Prizreni: Qytetarët do t’i ndëshkojnë ata që kanë zgjedhur rrugë të gabuar

20:15, 24/01/2021


U.D e Presidentes, njëherit kandidate për presidente në radhët e listës së VV-së, Vjosa Osmani gjatë ditës së sotme ka vizituar Prizrenin, ku është takuar me qytetarë.

Ajo ka thënë se krejt çka iu duhet institucioneve është guximi intelektual.

“Kemi parë gjatë këtyre ditëve, përkundër premtimeve e planeve para premtimeve, është guximi intelektual që u duhet institucioneve, kjo listë edhe pse ka nis që 1 muaj po funksionon shumë mirë, po konsolidohet fuqishëm.

Është e domosdoshme t’i jepet shans Kosovës të kthehet në binar të drejtë”, tha Osmani për RTV Besa.

Ajo gjithashtu u shpreh e bindur që do të arrijnë që me VV-në të bëhet ndryshimi.

“Shpresoj që qytetarët do t’i ndëshkojnë ata që kanë zgjedhur rrugë të gabuar.

Shohim entuziasëm që fitorja të bëhet nëpërmjet një referendumi, gjithkund ka shpresë të madhe dhe unë sot në këto bashkëbisedime kam kërkuar mobilizim”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco