Demokracia në Veprim raporton parregullsitë para zgjedhjeve

Demokracia në Veprim raporton parregullsitë para zgjedhjeve

14:12, 23/01/2021

Sot, koalicioni i organizatave vendore për vëzhgimin e zgjedhjeve Demokracia në Veprim (DnV), organizoi konferencën e parë ku u bënë publike struktura dhe komponentët e misionit vëzhgues të DnV-së për zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 14 shkurtit.

Ismet Kryeziu, deklaroi që DnV është duke përcjellë me vëmendje periudhën para përgatitore të këtyre zgjedhjeve, që nga shpallja e tyre nga Ushtruesja e Detyrës së Presidentit të vendit.

Kryeziu potencoi disa elemente, të cilat u tha se kanë karakterizuar këtë periudhë, me theks fillimi i fushatës zgjedhore të subjekteve politike para afatit dhe mosrespektimi i duhur i masave kundër pandemisë në fushatë, pavarësia e KQZ-së, operacioni i votimit jashtë vendit, certifikimi i subjekteve politike dhe kandidatëve të tyre dhe përfshirja e grave në procesin zgjedhor.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco