LVV-ja, AAK-ja dhe Nisma ende nuk i kanë dorëzuar ankesat në PZAP

LVV-ja, AAK-ja dhe Nisma ende nuk i kanë dorëzuar ankesat në PZAP

10:45, 23/01/2021

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nuk i ka certifikuar listat zgjedhore të Lëvizjes Vetëvendosje, Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nismës Socialdemokrate. Arsye për këtë ka qenë mos zëvendësimi i kandidatëve për deputetë që kanë probleme me ligjin.

Por, pavarësisht kësaj, partitë të cilat s’iu janë certifikuar listat ende s’janë ankuar në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa.

Një gjë të tillë e ka konfirmuar kryesuesi i sekretariatit të PZAP’it, Mul Desku.

“Ende nuk ka asnjë ankesë në PZAP, lidhur me moscertifikimin e disa subjekteve politike dhe kandidatëve të tyre nga ana e KQZ-së”, ka thënë Desku për Express.

Ndryshe, listat e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Partisë Demokratike dhe Listës Srpska janë certifikuar nga ana e KQZ-së.

Kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valdete Daka, tha se subjektet politike dhe kandidatët që vlerësojnë se pa të drejtë nuk janë certifikuar, kanë të drejtë ankese në afat prej 24 orësh në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP).

Çështja mund të shkojë deri në Gjykatën Supreme nëse pala mund të jetë e pakënaqur me vendimin e PZAP-së. Periudha e ankesave është paraparë të përmbyllet deri më 31 janar, në mënyrë që më 2 shkurt të bëhet e mundur tërheqja e shortit për renditjen e subjekteve politike në fletëvotimin e këtyre zgjedhjeve.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco