Mos certifikimi nga KQZ-ja, reagon ashpër Fatmir Limaj

Mos certifikimi nga KQZ-ja, reagon ashpër Fatmir Limaj

22:07, 22/01/2021

Pas moscertfikimit të subjektit politik Nisma Socialdememokrate dhe listës së kandidatëve të saj për deputet, ka ardhur reagimi i Fatmir Limajt.

Limaj e ka cilësuar si sulm të paprecedentë që po bëhet ndaj partisë së tij dhe ndaj procesit demokratik.

Tutje Limaj ka thënë se me këtë vendim LDK-ja dhe PDK-ja dëshirojnë që të heshtin zërin e vlerave kombëtare dhe të trashigimisë së UÇK-së.

“Me këtë vendim, PDK dhe LDK dëshirojnë që të heshtin zërin e vlerave kombëtare dhe të trashigimisë së UÇK-së në institucionet vendim-marrëse në proceset nëpër të cilat po kalon Kosova”.

Reagimi i plotë:

Sonte ne kemi qenë dëshmitar të një sulmi të paprecedent në partinë tonë dhe në të gjithë procesin demokratik. KQZ-ja ka vendosur që të mos çertifikojë disa parti politike që të marrin pjesë në zgjedhje.

Është e qartë që ka një interes të madh që NISMA të mos jetë pjesë e parlamentit, që parlamenti i Kosovës të mos e ketë brenda një zë të qartë të UÇK-së.

Me këtë vendim, PDK dhe LDK dëshirojnë që të heshtin zërin e vlerave kombëtare dhe të trashigimisë së UÇK-së në institucionet vendim-marrëse në proceset nëpër të cilat po kalon Kosova.
Sonte KQZ-ja është shndërrruar në një lojtar politik aktiv. Përderisa deri më tani gjithmonë, anëtarët e KQZ-së kanë miratuar vendimet e zyreve profesionale siç ishte në këtë rast Zyra për Certifikim, kësaj radhe duke shpërfillë krejtësisht vendimin profesional të zyrës për çertifikim, ata vendosën që të mos e çertifikojnë NISMA Socialdemokrate.

Në raport me NISMËN Socialdemokrate kjo nuk është hera e pare që na bëhet padrejtësi, në zgjedhjet e vitit 2019, zyra për pranimin e votave të ardhura nga Serbia në mënyrë ilegale, kishte rekomanduar në kundërshtim me ligjin pranimin e këtyre votave, në këtë rast KQZ kishte refuzuar të marrë vendim kundër këtyre votave sepse argumenti i tyre ishte se ka ardhur rekomandimi nga zyra profesionale. Siç e din opinion të gjitha këto beteja ligjorë NISMA Socialdemokrate i ka fituar, edhe kësaj radhe jemi të sigurt se në hapat e ardhshëm legal do të triumfojmë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco