Efekti i fushatës: Hoti i gëzon të gjithë mësimdhënësit e Kosovës me këtë lajm

Efekti i fushatës: Hoti i gëzon të gjithë mësimdhënësit e Kosovës me këtë lajm

09:32, 22/01/2021

Qeveria e Kosovës ka arritur marrëveshje me SBAShK-un lidhur me shtesat që kanë kërkuar për shkak të pandemisë.

E nga viti 2023 mësimdhënësit në Kosovë do të marrin edhe pagën e 13-të.

Kështu beri të ditur kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti në një konferencë për media.

Të gjitha këto Hoti tha se do të jenë pjesë e marrëveshjes që do të nënshkruhet sot me SBAShK-un.

“I kemi dakorduar të gjitha çështjet kolektive, lidhur me mënyrën e funksionimit, saktësimi për kohën e punës, të drejtat e mësimdhënësve. Unë e falënderoj SBAShK-un për gatishmërinë të bisedojmë dhe për të arritur marrëveshje. I kemi saktësuar të gjitha çështjet pa përjashtim. Jemi dakorduar që të japim pagën e 13-të duke filluar nga viti 2023, kemi saktësuar shujtën dhe transportin për mësimdhënësit. Kjo ka implikime Në buxhet. Sot gjatë ditës do të nënshkruhet kjo kontratë pas disa ndërhyrjeve të vogla. Arsimtarëve, për shkak të pandemisë do t’u paguhen dy shtesa në pagë. Unë jam i kënaqur që kemi arritur përmbylljen e negociatave në fushën e arsimit”, tha ai.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco