KQZ merr sot vendim për Kurtin dhe 46 kandidatët tjerë që kanë probleme me ligjin

KQZ merr sot vendim për Kurtin dhe 46 kandidatët tjerë që kanë probleme me ligjin

08:11, 22/01/2021

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të mbajë sot mbledhjen e radhës.

 

Aty do të vendoset për certifikimin e partive politike bashkë me listat e kandidatëve.

Kësisoj, KQZ siç ka njoftuar mbrëmë Valdete Daka në një debat, do të vendosë për fatin e kandidimit të kreut të VV-së, Albin Kurti dhe 46 personave të tjerë të cilët kanë probleme me ligjin.

 

Vendimi për certifikimin e tyre apo jo meret me shumicën e votave të anëtarëve të KQZ-së.

Nëse për çfarëdo arsye anëtarët mungojnë sot apo vazhdimisht, pra nëse ka mungesë kuorumi për t’i shtyer përpara mund të ndodhë paralizimi i procesit dhe në këtë formë KQZ-së  i pamundësohet organizimi i zgjedhjeve në afatin e parashikuar. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco