Qalaj akuzon Agim Veliun për aksionin në Karaçevë

Qalaj akuzon Agim Veliun për aksionin në Karaçevë

23:35, 21/01/2021

Ish-drejtori i Përgjithsëm i Policisë së Kosovës, tani anëtar i Partisë Demokratike të Kosovës, Rashit Qalaj, ka folur rreth aksionit të Policisë së Kosovës që ishte zhvilluar para disa muajsh në Karaçevë.

Qalaj në Pressing të T7 ka thënë se ministri i Punëve të Brendshme, Agim Veliu e kishte dëmtuar këtë operacion.

Tutje ai tha se kryeministri Hoti ishte treguar i pasinqert kur kishte thënë se ky operacion nuk ka qenë i suksesshëm. Madje ai tha se i ka sms-at me Hotin në telefon ku ky i fundit e kishte përgëzuar për operacionin e kryer atje.

“Në fakt aksioni për Karaçevë është përgatitur më shumë se një vit. Normalisht për lokacione të ndishme ne duhet të informojmë edhe ministrin respektivisht kryeministrin, jo për shkak se na duhet leje nga ta por për shkak të ndjesisë së lokacionit. Ne e kemi kryer këtë aksion. Në fakt ky operacion është dëmtuar nga ministri Veliu i cili në të njëjtën ditë në parlament ka thënë “shumë shpejt do të shihni veprimin në Karaqevë”, një ministër që absolutisht nuk duhet të flasë për çeshtje operative të Policisë së Kosovës. Edhe kryeministri Hoti ka qenë i pasinqert, nuk po du më përdor ndonjë fjalë të rëndë për të. Unë i kam sms-at në telefon më të ku më përgëzon se operacioni ka qenë i suksesshëm ndërsa del publikisht thotë se operacioni nuk ka qenë i suksesshëm”, ka thënë Qalaj.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco