Haradinaj në urimin e Biden: Forcohen edhe më shumë lidhjet strategjike SHBA-Kosovë

Haradinaj në urimin e Biden: Forcohen edhe më shumë lidhjet strategjike SHBA-Kosovë

19:27, 20/01/2021

Presidenti i ri i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden sapo e nisi mandatin e tij presidencial pas betimit në një ceremoni zyrtare në Uashington.

Kryetari i AAK-së dhe njëherësh kandidat për president të Kosovës, Ramush Haradinaj marrjen e detyrës së Biden si president i 46-të i SHBA-së e ka quajtur një ngjarje me rëndësi globale.

Duke i uruar suksese në detyrën e re, i pari i AAK-së ka falënderuar Biden për kontributin e tij të vazhdueshëm për Kosovën dhe çështjen shqiptare.

“Si njohës i mirë i problemeve në Ballkan, shpresa jonë është se rruga e Kosovës drejt NATO-së, BE-së dhe OKB-së do të jenë në prioritet të agjendës amerikane dhe do të përmbyllen si tema gjatë mandatit të tij. Besoj se gjatë presidencës së Biden do të forcohen edhe më tutje lidhjet strategjike mes Shteteve të Bashkuara dhe Kosovës. Zoti e bekoftë Amerikën! Zoti e bekoftë Kosovën!”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

Postimi i plotë:

Presidenti i ri i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden sapo e nisi mandatin e tij presidencial. Kjo është një...

Posted by Ramush Haradinaj on Wednesday, January 20, 2021

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco