Haradinaj: Shemsedin Dreshajt po tentohet t’i ndalohet kandidimi për një gjobë trafiku

Haradinaj: Shemsedin Dreshajt po tentohet t’i ndalohet kandidimi për një gjobë trafiku

19:21, 20/01/2021

Ish-deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj ka thënë se numrit 2 në listën e kësaj partie, Shemsedin Dreshajt po tentohet t’i ndalohet kandidimi për deputet për shkak të një gjobe në trafik, shkruan Syri.net Kosova.

“Sipas informacioneve që i kam, Dr.Shemsedin Dreshaj po tentohet të penalizohet dhe t’i ndalohet kandidimi për një gjobë trafiku në vlerë 18 euro, gjobë të cilën e ka paguar. Gjoba është paguar para tre vjet e tre ditë më parë. Një vendim i tillë është i çuditshëm”, tha ai.

Sipas Haradinajt Aleanca do t’i ndjekë të gjitha rrugët ligjore për t’u ankuar kundër këtij vendimi.

“Edhe pas kontakteve me kolegë të tjerë kandidatë, që po tentohet penalizmi i tyre, po shprehet habi se nuk janë në njohuri dhe nuk kanë qenë subjekt i ndonjë dënimi penal. Shpresoj që pas ankimimit do të përmirësohet ky gabim”, shoti Haradinaj.

Sipas informacioneve që i kam, Dr. Shemsedin Dreshaj po tentohet të penalizohet dhe t'i ndalohet kandidimi për një gjobë...

Posted by Daut Haradinaj on Wednesday, January 20, 2021

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco