Përfaqësimi i grave në listat zgjedhore

Përfaqësimi i grave në listat zgjedhore

09:37, 20/01/2021

Kadri Gashi nga Qendra për Këshillim, Shërbime Sociale dhe Hulumtime “SIT” ka thënë se që nga zgjedhjet e para të pasluftës, asnjëherë nuk është kaluar kuota e obligueshme për përfaqësimin e grave në listat zgjedhore të partive politike.

Në Klan Kosova, ai ka thënë se e drejta përfaqësimit të grave shkelet në çdo fushë sepse sipas tij, jetojmë në një shtet patriarkal.

“Përfaqësimi i grave në zona rurale, 99 për qind në pozita vendimmarrës janë burra”.

“Një problem tjetër shqetësues është problemi që shumë vajza dhe gra investojnë shumë në një edukim cilësor, por në momentin që fillojnë të krijojnë një lidhje shkëputën prej jetës reale”.

“Përfaqësimi i grave në listat zgjedhore prej vitit 2002, nuk besoj që e ka kaluar as 30 përqindëshin – sillet numri rreth 27-28-29 për qind”.

“Shkelet në çdo fushë për arsye se ne jetojmë në një shtet ende patriarkal ku ende kemi burra që diskutojnë për çdo sferë të jetës”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco