Deklarata e Haradinajt tërbon serbët: Radikali Vulin nuk përmbahet me ofendime, ja çka thotë

Deklarata e Haradinajt tërbon serbët: Radikali Vulin nuk përmbahet me ofendime, ja çka thotë

09:35, 20/01/2021

Ministri i Punëve të Brendshme të Serbisë, Aleksandar Vulin, i njohur për qëndrimet e tij fashiste ndaj shqiptarëve tha se qytetarët e siç e quajnë ‘Kosovës e Metohisë’ – ata ‘siptari’ i thekson duke i përbuzur – e pastaj shton se nuk meritojnë të përbuzen, por vazhdoi duke ofenduar Ramush Haradinajn dhe kosovarët pasi po ‘helmojnë fëmijët europianë me narkotikë’.

Vulin që i pëlqen të endet me uniformë të zezë që i ngjanë mjaft lëvizjeve fashiste megjithëse ministrit serb i pëlqen ta quaj veten socialist pretendon se kosovarët – të cilët i fyen me termin pezhorativ që përdoret nga serbët ‘shiptari’ sa herë i vjen rasti sikur tani –se Haradinaj paraqet kërcënim më shumë për këta ‘shiptari’.

“Haradinaj me budallallëqet e tij dhe kërcënimet është i rrezikshëm më shumë për ‘siptari’, kokat e të cilëve po synon t’i hedhë e harxhojë në një lum gjaku në provën e tij të shpëtojë veten nga gjyqi dhe burgu” tha ministri serb Vulin.

Ky koment i tij vjen pas deklaratës së kryetarit të AAK’së rreth referendumit për bashkimin e Kosovës me Shqipërinë dhe përgjigjen e tij ndaj reagimit të Presidentit të Serbisë, Aleksandar Vucic. “Më të rrezikshëm janë ata që heshtin për krimet e tij dhe ata që lejojnë që kartelet nga Kosova t’ju helmojnë fëmijët Europianëve” tha Vulin.

Ai vazhdoi dhe kërcënoi europianët pastaj “Pasi Europa po hesht derisa lideri i narko kartelit po kërcënon me ‘Shqipërinë e Madhe’, atëherë le të heshtin kur Serbët thonë se duan të jetojnë në një shtet. Gjithçka që BE ju lejon ‘Shiptari’, do të duhet t’i lejoj edhe serbëve.

Vucic po udhëheq politikë të paqes, por në mesin e politikanëve të ‘shiptari’ për këto politika nuk ka bashkëbisedues dhe këtë e dinte, por ka më pak politikanë në BE që këtë e kuptojnë, e këtë tani e di” tha Vulin.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco