'LDK hyn për t’i fituar zgjedhjet'

'LDK hyn për t’i fituar zgjedhjet'

08:18, 20/01/2021

Nënkryetari i LDK-së, Kujtim Shala,  me bindje ka thënë se LDK-ja do të merr shumë më shumë vota sesa që po thonë sondazhet.

“LDK-në do ta votojnë shumë më shumë dhe vota s’është çështje e projeksioneve. Një parti e madhe si LDK hyn për t’i fituar zgjedhjet. Edhe kësaj radhe do të hyjë për këtë. LDK do të jetë parti e madhe gjithmonë”, ka thënë Shala.

Shala tha se LDK-ja nuk do ta votonte asnjë president, qoftë Vjosa Osmani apo Ramush Haradinaj, pa një marrëveshje politike paraprake.

“Situata me Ramush Haradinajn para aktgjykimit të Kushtetueses ishte tjetër sepse Kosova s’kishte President dhe ne kemi një afat kushtetues për ta zgjedhur atë. Pretendimi politik i Haradinajt në atë situatë është normale. Por tash po garojmë për parlament. Tash kjo është një çështje e aleancave. LDK s’voton askënd nëse s’ka aleancë”, ka deklaruar Shala në Rubikon.

Shala tha se s’mund të kërkohet vota për Osmanin presidente nga deputetët e LDK-së sepse fillimisht duhet marrëveshja.

“Marrëveshja politike para se të bëhet për emra, bëhet për qëllime. Është themelore që subjektet politke ta dinë që pas këtyre zgjedhjeve nuk mjafton një shumicë e thjeshtë parlamentare për krijimin e institucioneve dhe kjo iu jep mundësi aleancave dhe marrëveshje politike. LDK nuk hyn për emra, por pastaj diskuton edhe emrat”, ka thënë ai.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco