Anëtari i ri i VV-së: Me Qeverinë 'Kurti 2' përfundon plaçka

Anëtari i ri i VV-së: Me Qeverinë 'Kurti 2' përfundon plaçka

08:02, 20/01/2021

Anëtari i ri i VV-së, Armend Muja, nuk e vë në diskutim fitoren e VV-së dhe zgjedhjen e Albin Kurtit kryeministër.

Ai në Interaktiv  foli edhe për sfidat që e presin Qeverinë Kurti 2. Po ashtu, tha se siç i quajti ai “forcat e errëta politike”, më nuk kanë as forcën e as guximin të tjetërsojnë vullnetin e popullit.

“Sfida kryesore do të jetë ndryshimi i mendësisë së qeverisjes, në aspektin politik për vite është krijuar një bindje. Pushteti është mbajtur me koncesione, lësho një asociacion atje dhe forcoje pushtetin. Lësho të mira shoqërore për përfitime individuale, pra ndryshimi i mendësisë duhet të ndryshojë. Qeveria s’duhet të shihet si instrument për pasurimin individual, plaçka shoqërore përfundon me Kurtin, çdo cent do të menaxhohet. Pastaj vjen rendi i e ligji, është pa në 50 ditët e Kurtit si kryeministër. Së bashku me Vjosa Osmanin janë parë si partnerët kryesorë ndërkombëtarë për luftimin e krimit e korrupsionit. Pastaj sfidë është edhe pandemia”, tha Muja.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco