Pse e la LDK-në Donika Gërvalla?

Pse e la LDK-në Donika Gërvalla?

07:54, 20/01/2021

Kandidatja për deputete, Donika Gërvalla, ka treguar pse iu rikthye skenës politike në Kosovë, pse u largua nga LDK’ja.

Gërvalla ka thënë se ajo nuk është larguar nga LDK’ja shkaku i përplasjes fizike përpara Këshillit të Përgjithshëm të kësaj partie.

“Momenti kur unë jam larguar nga LDK’ja nuk është përplasja ime fizike përpara Këshillit të Përgjithshëm por unë edhe mbas atyre skenave të shëmtuara jam munduar megjithatë brenda LDK’së të përpiqem që me sa më shumë njerëz të realizojmë atë që secili votues i LDK’së e ka kërkuar nga ne. Pra të rrijmë në LDK dhe të kujdesemi që LDK’ja të mos mbetet e pareformuar dhe të thyhet betoni që e ka krijuar Isa Mustafa me një pjesë të Kryesisë së LDK’së, që të gjithë i njohim”, tha Gërvalla.

“Unë jam larguar nga LDK’ja në momentin që rezolucioni im ka qenë që sado djem e vajza të mira të ektë në këtë strukturë të LDK’së kaq është Kryesia e LDK’së jo e gatshme, ndoshta tërësisht e paaftë që t’i lejojë ata djem dhe vajza në këtë strukturë. Kur kam kuptuar që kjo strukturë s’bën reformë unë jam larguar”, shtoi ajo.

Ndërkohë tregoi edhe pse po garon për deputete.

“Në këtë herë kam parë shansin që ndoshta vetëm njëherë në histori i jepet një gjenerate. Që vendin me ja kthy qytetarit”, theksoi Gervalla.

Ajo thotë se arsyeja që janë shkrirë në VV së bashku me Vjosa Osmanin, nuk do të thotë se janë nënshtruar.

 “Kjo tema e nënshtrimit është pak qesharak. Gjithkush që ka pasur rast me mua personalisht apo zonja Osmanin e dinë që nuk jemi tipa të nënshtrimit. As nuk nënshtrohet ajo as unë. Pikërisht që jemi tipa që nuk nënshtrohemi na kanë flakë nga LDK. Pse me Vv’në ajo është realitet. Është shpresë që më në fund vendi të clirohet nga krimi dhe korrupsioni. Pse po e përsërisë kaq shumë këtë. Sepse emëruesi i përbashkët është lufta ndaj korrupsionit dhe krimit. VV dhe lista e Vjosës me 15 persona janë të vetmit që mund të  luftojnë krimin”, tha ajo në emisionin DPT te Fidani.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco