Hamiti: Ata që janë dënuar për vepra penale, nuk është morale që të zgjidhen

Hamiti: Ata që janë dënuar për vepra penale, nuk është morale që të zgjidhen

19:19, 18/01/2021

Profesori universitar, Muhamet Hamiti, e ka vlerësuar si të pamoralshme kandidimin për deputetë të personave që kanë kryer vepra penale në tri vitet e fundit, shkruan Syri.net Kosova.

Hamiti, përmes Facebook e ka vlerësuar tutje si të pakuptimtë që të përzgjedhen personat e dënuar nga gjykata për procedura penale.

Postimi i plotë:

Karakteri i njeriut, moralieti i tij/saj është i rëndësishëm. Jo vetëm, por sidomos në vigjilie të zgjedhjeve politike, si këto të zgjedhjeve parlamentare në Kosovë më 14 shkurt.

A është e pranueshme të zgjedhet përfaqësues i popullit në Kuvend apo anëtar i Qeverisë njeriu me precedent penal?

Përgjigj është: natyrisht Jo.

S’ka kuptim, nuk është morale, të zgjedhet dikush që është dënuar nga gjykata për vepër penale.

Askund. As në Kosovë, natyrisht.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco