Goran Rakiq flet për një luftë qe serbët po e bëjnë në Kosovë!

Goran Rakiq flet për një luftë qe serbët po e bëjnë në Kosovë!

10:41, 18/01/2021

“Veprimi i serbëve brenda institucioneve të Kosovës është luftë e përditshme ku nuk ka kushte korrekte as minimum të respektimit të popullit tonë, por përkundër pengesave, nuk kemi alternativë tjetër përveç të punojmë edhe përpiqemi “ ka thënë kreu i Listës Serbe Goran Rakiç për Novesti.

Ai sqaroi vendimin për pjesëmarrje në zgjedhje, ndonëse pushteti shqiptar nuk respekton marrëveshjen. LS që nga themelimi ka qëllim që të gjithë serbët në Kosovë të jenë në një flamur së bashku me shtetin e Serbisë dhe presidentin Vuçiq të luftojnë për interesa të popullit tobë dhe bashkësive jo-shumicë.

Në pyetjen çfarë pret nga zgjedhjet, Rakiç tha se “ Shpresojmë dhe presim të kalojnë në paqe, por edhe që populli ynë njëzëri të mbështet ekzistimin dhe mbetjen në këto hapësira, por edhe politikën e paqes dhe prosperitetit ekonomik të presidentit Vuçiq”.

Cilat do jenë kërkesat e LS dhe a do japin rezultate ishte pyetja tjetër, ku Rakiç tha: te politikanët t Prishtinës kam vërejtur modelin se si është diçka mirë për serbët ata bojkotojnë. Në mandatin e shkuar duke falënderuar fuqisë sonë në Parlament kemi lëvizur disa gjëra nga pika e vdekjes. Sepse kemi dëshmuar se nuk mund të shantazhojnë dhjetë deputetët tanë. Andaj me rëndësi që përsëri të kemi si LS këto mandate dhe jo ata që bashkëpunojnë me ata që nuk na duan të mirën”.

Si i komentoni paralajmërimet për ndryshim të marrëveshjes së Brukselit me qëllim “hedhjen” e Asociacionit? Kjo nuk na befason, po heshtja e BE në këto porosi është e turpshme. LS do të jetë guri në këpucë që përkujton Prishtinën në obligimet e veta. Jam i bindur se Vuçiq nuk do lejoj ndryshim të marrëveshjes në dëm të popullit serb. Më vjen mirë që përfaqësues ndërkombëtar ftojnë Prishtinën në përmbushjen e obligimit për Asociacionin.

Ndalimi i Petkoviç për të qëndruar në Kosovë si komentohet nga ju, Rakiç tha se “kjo është formulë e liderëve shqiptar që në mungesë të programit për ardhmëri votuesve iu shërbejnë akte nacionalizmi të lirë. Ndihma që Petkoviç ka dashur të dorëzoj për familjet e vërshuara megjithatë ka arritur në vendin e duhur, por është për keqardhje që ndalohet vizita humanitare”.

Ndërsa rreth vrasjes së policit si një ndër dëshmitar kundër pjesëtarëve të UÇK-së, sipas Rakiç është çështje për përfaqësuesit e Gjykatës Speciale që qartë nuk bëjnë mjaftueshëm në mbrojtjen e dëshmitarëve. Dua të besojë se gjykata do të jetë profesionale dhe të jap përgjigje në atë se kush është fajtor për kidnapimin, dëbimin dhe vrasjen e serbëve”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco