Lajmërohet Balaj: Sa më shumë që e sulmojnë Nismën, aq më shumë e dua

Lajmërohet Balaj: Sa më shumë që e sulmojnë Nismën, aq më shumë e dua

22:37, 17/01/2021

Albulena Balaj Halimaj, kandidate për deputete nga radhët e Nismës Socialdemokrate, ka falënderuar partinë dhe bartësin e listëve të kandidatëve, Fatmir Limajn, për besimin, shkruan Syri.net Kosova.

Balaj Halimaj, së cilës iu është besuar numri 3 në radhën e listës së kandidatëve për deputetë të Nismës Socialdemokrate, ka shpresuar se partia e saj në këto zgjedhje do ketë mbi 50 mijë mbështetës.

Postimi i plotë:

Sa më shumë që e sulmojnë NISMËN, aq më shumë e dua dhe do ta dua përgjithmonë!

Dashurinë për të së bashku me mbi 50000 mbështetës do ta dëshmojmë më 14 shkurt!

Falenderoj Nismën Socialdemokrate dhe kryetarin Fatmir Limaj, komandant ÇELIKUN që edhe njëherë më dhanë besimin të jem kandidate për deputete 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco