Zgjedhjet e 14 shkurtit, përplot me kandidatë për deputetë që kanë aktakuza dhe dënime

Zgjedhjet e 14 shkurtit, përplot me kandidatë për deputetë që kanë aktakuza dhe dënime

21:56, 16/01/2021

Edhe zgjedhjet e 14 shkurtit 2021, si ato paraprake, në listat e deputetëve nga subjektet politike, do të jenë persona të cilët kanë pasur probleme me ligjin.

Ekipi i monitoruesve dhe hulumtuesve të Institutit të Kosovës për Drejtësi (IKD), ka hulumtuar integritetin e kandidatëve të partive politike të përfshirë në listat zgjedhore për zgjedhjet e parakohshme, të cilat do të mbahen më 14 shkurt 2021.

Nisur nga Lëvizja Vetëvendosje, si e para në zgjedhjet e kaluara, gjetjet e hulumtimit të IKD-së tregojnë se në listën zgjedhore të Lëvizjes Vetëvendosje (LVV) nga 110 kandidatë për deputetë, janë 11 kandidatë me aktakuza dhe 2 kandidatë me dënime të plotfuqishme gjatë 3 viteve të fundit.

IKD thekson se këto të dhëna janë mbledhur nga monitorimi sistematik i seancave gjyqësore publike.

Tutje, partia e dytë në zgjedhjet e kaluara, Lidhja Demokratike e Kosovës, në mesin e 110 kandidatëve të propozuar, rezulton se është një (1) kandidat i cili ka aktakuzë aktive, pasi ai është liruar nga gjykata e shkallës së parë, mirëpo ndaj tij akoma nuk ka vendim nga Gjykata e Apelit, si gjykatë e shkallës së dytë.

Image

Si partia e tretë në zgjedhjet e 6 tetorit të 2019, Partia Demokratike, sipas IKD-së rezulton se është një (1) kandidat që është dënuar me 500 euro gjobë dhe gjashtë (6) muaj burgim me kusht, me aktgjykim të shkallës së parë për veprën penale “Mos raportimi ose raportimi i rremë i pasurisë, i të ardhurave, i dhuratave, i dobisë tjetër materiale ose i detyrimeve financiare”.

Po ashtu, në listën e PDK-së për kandidat për deputet janë edhe të paktën katër (4) kandidatë ndaj të cilëve ka aktakuza aktive.

 

Tabela 1: Kandidatët e PDK-së për deputet me aktakuza si dhe dënime në tri (3) vitet e fundit

Image

 

 

 

Image

 

Si partia e katërt nga zgjedhjet e fundit, Aleanca për Ardhërinë e Kosovës, sipas IKD-së nga 110 kandidatë për deputetë, janë tetë (8) kandidatë ndaj të cilëve ka aktakuza aktive. Për shtatë (7) prej tyre, gjykimi është në proces në shkallë të parë, kurse për një (1) kandidat rasti është kthyer në rigjykim dhe është në proces në shkallë të parë.

Image

 

Ndryshe, IKD thekson se këto të dhëna janë mbledhur nga monitorimi sistematik i seancave gjyqësore publike. Pra, ka mundësi, sikurse ka ndodhur në praktikën gjyqësore, që të ketë aktakuza të ngritura ndaj politikanëve të caktuar, që mund të jenë në këto lista, por të cilat nuk janë bërë publike ende.

 
 
 
 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco