Limaj nga odat e Gollakut: Kokën lartë e të bashkuar si gjthmonë për fitore

Limaj nga odat e Gollakut: Kokën lartë e të bashkuar si gjthmonë për fitore

21:19, 16/01/2021

Kryetari i Nismas, Fatmir Limaj në vazhdën e takimeve me bashkëluftëtarë, ka njoftuar se sonte ka zhvilluar një takim në kryeqytet, me luftëtarë nga Gollaku.

Limaj. përmes një shkrimi në Facebook, ka njoftuar se në takim u bisedua për sfidat me të cilat po përballet vendi dhe rëndësinë jetike që kanë për qytetarët e Kosovës zgjedhjet e 14 shkurtit.

"Projekti ynë në mbrojtje të vlerave kombëtare po merr mbështetje masive nga luftëtarët e lirisë anekënd vendit" ka shkruar Limaj

Shkrimi i plotë:

Në vazhdën e takimeve me bashkëluftëtarë, sonte me kënaqësi zhvillova një takim në kryeqytet, me luftëtarë nga Gollaku.
Patëm një bashkëbisedim të sinqertë për sfidat me të cilat po përballet vendi dhe rëndësinë jetike që kanë për qytetarët e Kosovës zgjedhjet e 14 shkurtit.
Projekti ynë në mbrojtje të vlerave kombëtare po merr mbështetje masive nga luftëtarët e lirisë anekënd vendit.
I falënderoj nga zemra të gjithë veteranët e luftës që po bashkohen rreth këtij projekti në mbrojtje të themeleve të shtetit.
Kokën lartë e të bashkuar si gjthmonë për fitore.

Falënderoj për pritjen që na bëri familja Sopjani - Koprani në Prishtinë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco