Qeveria miraton Programin për Rimëkëmbje Ekonomike për vitin 2021

Qeveria miraton Programin për Rimëkëmbje Ekonomike për vitin 2021

11:32, 16/01/2021

Kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook ka bërë të ditur se Qeveria ka miratuar sot Programin për Rimëkëbje Ekonomike për vitin 2021 në vlerë të 222 milionë e 400 mijë euro.

Hoti u shprehë se në këtë program janë të përfshira vazhdimi i shtesave në Shëndetësi, Polici dhe dyfishimi i Asistencës Sociale.

Postimi i plotë i Avdullah Hoti:

Qeveria ka miratuar Programin për Rimëkëmbje Ekonomike për vitin 2021, në vlerë prej dyqindtë e njëzetë e dy milionë e katërqind mijë euro (222,400,000.00)

Në kuadër të këtyre masave, midis tjerash përfshihen:

– 6.5 milionë euro për të Vetë Punësuarit

– Vazhdimi i Shtesave në Shëndetësi

– Vazhdimi i Shtesave në Polici

– Dyfishimi i Asistencës Sociale

– Rritja e Pensioneve për 30 euro, për të gjithë pensionistë që marrin më pak se 100 euro

Qeveria ka miratuar Programin për Rimëkëmbje Ekonomike për vitin 2021, në vlerë prej dyqindtë e njëzetë e dy milionë e...

Posted by Avdullah Hoti on Saturday, January 16, 2021

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco