Mushkolaj: PDK nuk do të bie nën 20 deputetë

Mushkolaj: PDK nuk do të bie nën 20 deputetë

23:43, 15/01/2021

Analisti Imer Mushkolaj thotë se PDK ka një mobilizim të madh në terren.

Ai në “Debat Plus” thotë se viktimizimi i PDK-së për shkak të procesit në Hagë do t’i ndihmojë për të ruajtur votën deri në një masë.

 

“Megjithatë mungesa fizike e Thaçit dhe Veselit do të ketë më shumë efekt negativ në zgjedhje”, tha ai.

Mushkolaj thotë se PDK do të del më mirë se LDK në zgjedhje edhe për shkak të strukturës së votuesve që ka.

“Besoj se PDK do të arrijë të ruaj shumicën e elektoratit të saj. PDK nuk do të bie nën 20 deputetë. Një pjesë të madhe të elektoratit PDK e ka klienteliste. Një pjesë e njerëzve nuk e duan ndryshimin dhe ata duan të ruajnë pozitat që kanë”, tha ndër të tjera Imer Mushkolaj.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco