Ymeri: Kurti përmes Osmanit po tenton të përmirësojë imazhin te ndërkombëtarët

Ymeri: Kurti përmes Osmanit po tenton të përmirësojë imazhin te ndërkombëtarët

23:34, 15/01/2021

Analisti Visar Ymeri ka komentuar marrëveshjen në mes të Albin Kurtit dhe Vjosa Osmanit për të garuar me një listë të përbashkët.

Ai thotë se Kurti po e shfrytëzon Osmanin për “përmirësim imazhi te ndërkombëtarët”.

“Njeriu i dytë sot më i rëndësishëm në Republikën e Kosovës, sipas Vetëvendosjes, është Vjosa Osmani. Mendoj që kjo flet shumë për mënyrën se si z.Kurti tash po e sheh politikën e vetë’, thotë Ymeri.

Tash cilat janë interesat e z.Kurti në këtë drejtim?

“Unë mendoj që më së shumti, përveç krijimit të kësaj sinergjisë së frymës që ka potencial me e rrit votën për Lëvizjen Vetëvendosje, mendoj se mbase më së shumti, përmes Vjosa Osmanit, z.Kurti po mundohet me e paraqit një fytyrë tjetër te partnerët tanë ndërkombëtarë. Pra, si njëfarë mekanizmi për me e përmirësuar deri diku imazhin të një dimension i mos-pranueshmërisë që e kanë pasur veçanërisht Shtetet e Bashkuara të Amerikës për politikën që paraqiste Albin Kurti’, tha Ymeri në RTV Dukagjini.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco