Hamiti: Vjosa Osmani ka hyrë nën sqetullën e Albin Kurtit, s’kishte guxim për të formuar parti

Hamiti: Vjosa Osmani ka hyrë nën sqetullën e Albin Kurtit, s’kishte guxim për të formuar parti

23:21, 15/01/2021

Profesori Muhamet Hamiti mendon se Vjosa Osmani s’do të arrijë të marrë as 3 për qind të votave.

Mendon se ajo s’kishte guxim për të formuar iniciativë të sajin dhe në këtë mënyrë u fut, siç tha ai, nën sqetullën e Kurtit.

“Vjosa praktikisht ka hy në Vetëvendosje, ajo do të marrë votat e Vetëvendosjes. Ajo s’ka guxu të formojë iniciativë sepse parti s’ka pasur kohë që të formojë”, thotë Hamiti në T7.

“Guxo është slogani më i pakuptimtë për të mos thënë paradoksal në këtë rast. S’ka guxuar të bëjë këtë ka hyrë nën sqetullën e Albin Kurtit dhe ata do t’ia dorëzojnë besoj votën asaj për të tjerët shohim çka bëhet”, shtoi ai.

“As 3 për qind s’do t’i ketë’, tha Hamiti.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco