Vetëvendosjes i lajmërohen dhjetëra vullnetarë pas publikimit të aplikacionit

Vetëvendosjes i lajmërohen dhjetëra vullnetarë pas publikimit të aplikacionit

21:09, 15/01/2021

Zyrtari i Vetëvendosjes, Kreshnik Ahmeti ka bërë të ditur se 290 vullnetarë janë paraqitur të gatshëm që t’i dalin në ndihmë kësaj partie për zgjedhjet e parakohshme të 14 shkurtit, shkruan Syri.net Kosova.

Ahmeti tha se ky numër i vullnetarëve është arritur brenda vetëm një orë pas publikimit të aplikacionit që kjo parti ka publikuar.

Postimi i plotë i Ahmetit:

PËR 1 ORË - MBI 290 VULLNETARË

Vetëm një orë nga publikimi i aplikacionit për regjistrimin e vullnetarëve, janë paraqitur mbi 290 vullnetarë të gatshëm për të ndihmuar fitoren e Lëvizjes VETËVENDOSJE!.

Studentë, menaxherë, inxhinierë, ndërtimtarë, fotografë, ekonomistë, shoferë, kameramanë, dizajnerë e shumë e shumë profesionistë të tjerë janë paraqitur për t’u angazhuar në ndryshimin e madh që do të fillojë më 14 shkurt.

PËR 1 ORË - MBI 290 VULLNETARË Vetëm një orë nga publikimi i aplikacionit për regjistrimin e vullnetarëve, janë...

Posted by Kreshnik Ahmeti on Friday, January 15, 2021

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco