Kjo është dhjetëshja e parë e listës për deputetë të AAK-së

Kjo është dhjetëshja e parë e listës për deputetë të AAK-së

20:33, 15/01/2021

Partitë politike kanë nisur publikimin e listave të kandidatëve të tyre për deputet në zgjedhjet e 14 shkurtit, shkruan Reporteri.net. Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka paraqitur para Këshillit Drejtues, për miratim listën e kandidatëve për zgjedhjet e 14 shkurtit.

Reporteri.net merr vesh se cila është dhjetëshja e parë e kësaj partie.

Në dhjetëshen e parë të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës janë Ramush Haradinaj i cili e ka shpallur kandidaturën e tij për president.

Numër dy do të jetë Shmsedin i cili ka aderuar së fundmi.

Kjo është lista:
1.Ramush Haradinaj
2. Shemsedin Dreshaj
3. Tima Kadrija
4. Bekë Berisha
5. Besnik Tahiri
6. Albena Reshitaj
7. Pal Lekaj
8. Rasim Selmanaj
9 Teuta Haxhija
10. Haxhi Shala

Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, zgjedhjet e 14 shkurtit i ka quajtur ndryshe për shkak të zhvillime të fundit në vend, përfshirë edhe shkuarjen në Hagë të ish-krerëve të UÇK-së.
“Ne kishim ëndërr lirinë e Kosovës. As sot, pas dy dekadash në liri, dashuria jonë për Kosovën nuk është zbehur aspak. Solidarizohemi me bashkëluftëtarët që sot janë në Hagë dhe iu themi bashkëluftëtarëve kudo që janë, se qëndrojmë të fortë. Jemi këtu për ta, jemi këtu me ta”, ka thënë Haradinaj.

Ai u ka thënë qytetarëve të vendit, që Aleanca është adresë, jo vetëm e qëndrueshme dhe e fortë, por edhe adresë që në procese të rëndësishme janë vendimtarë.

Roli i AAK-së, siç thotë Haradinaj, është vendimtar për cilësinë e reformave, fuqinë e Kosovës dhe të institucioneve. Programi ynë është i punuar me kujdes, ku në plan të parë është ekonomia e vendit. Aty përfshihet fondi 1-miliardësh për rimëkëmbje, i cili jo vetëm që e ndal rënien ekonomike, por me të vërtetë e bën ndryshimin, për shumë qytetarë të Kosovës të cilët i ka prekur pandemia dhe rënia ekonomike. Me këtë fond, askush nuk do të mbetet i papërfshirë. Ne kemi kërkuar që fondet e Autostradës së Dukagjinit të ridestinohen në urgjencën ekonomike, te qytetarët dhe sipërmarrësit, të paktën edhe këtë vit”, ka shkruar Haradinaj në rrjetin social Facebook.

“Në këto zgjedhje, ne nuk zgjedhim vetëm Kuvendin, qeverinë dhe programin qeverisës. Në këto zgjedhje, ne zgjedhim edhe Presidentin e vendit dhe programin e tij. Kjo është një risi, që Aleanca e ofroi me kohë për vendin. Në fillim nuk u kuptuam. Sot kemi edhe kandidatë tjerë, kemi zonjën Vjosa Osmani nga Vetëvendosje, të cilën e kam ftuar në debat televiziv, që t’iu tregojmë qytetarëve se si do ta forcojmë Kosovën në planin e brendshëm dhe të jashtëm, si do të përballemi me të gjitha ato tema që i kemi përpara, por edhe si do ta anëtarësojmë Kosovën ne NATO. E kush e di më mirë rrugën drejt NATO-s? Kush do ta ruajë më mirë besimin e brezave që sakrifikuan për Kosovën e 17 shkurtit? Ju siguroj që ndoshta në Serbi do të gëzohen nëse nuk do të jem president. Por e kanë gabim, sepse Kosova qëndron në të drejtën e vet, pa i dëmtuar të tjerët. Zgjidhja është respekti i ndërsjellë, e jo qasja që po ndodh tash, kur kemi qeveri dhe presidente në detyrë”.

Haradinaj ka thënë se AAK ka ditur të punojë me të gjithë udhëheqësit botërorë, e të ngrisin çështjen e Kosovës në nivelin më të lartë të vendimmarrësve më të mëdhenj të botës, por jo duke u nënshtruar, sepse Kosova nuk ka nevojë të nënshtrohet para askujt.

Ai gjithashtu ka njoftuar se sot para Këshillit Drejtues, ka paraqitur për miratim listën e kandidatëve për zgjedhjet e 14 shkurtit.

“Sa i përket listës së kandidatëve, Aleanca i jep Kosovës garancën, me njerëzit më të mirë që i ka vendi, në një proces që po vjen, të qeverisjes, të reformave, të ecjes para të vendit, por edhe të ruajtjes së ekuilibrit politik e institucional. Aty përfshihen njerëz me përvojë politike dhe që kanë pasur përgjegjësi institucionale, intelektualë e ekspertë të respektuar në fushat e tyre por edhe njerëz që për herë të parë që garojnë në zgjedhje. Lista përmban doktorë shkencash, mjekë specialistë, profesorë universitarë, juristë, ekonomistë, politologë, inxhinierë, sociologë, arkitektë, veteranë të luftës dhe njerëz me bagazh të madh kombëtar”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco