'Bëhu vullnetar', Vetëvendosje mobilizon diasporën për ndryshimin e 14 shkurtit

'Bëhu vullnetar', Vetëvendosje mobilizon diasporën për ndryshimin e 14 shkurtit

18:08, 15/01/2021

Lëvizja VETËVENDOSJE!, si organizata më e madhe në Kosovë dhe si subjekti me mbështetjen më të madhe popullore në vend, po përgatitet për fushatën zgjedhore të 14 shkurtit, shkruan Syri.net Kosova.

"Përgjatë kësaj periudhe ne do të angazhohemi që së bashku ta mirëmbajmë dhe intensifikojmë komunikimin tonë të rregullt me qytetarët; t’i paraqesim parimet dhe politikat tona; t’i lidhim qytetarët me programin dhe kandidatët tanë; e kështu t’i mobilizojmë votuesit brenda Kosovës dhe diasporën tonë që të votojnë masivisht më 14 shkurt.

Për ta arritur këtë duhet ndihma dhe përfshirja e gjithësecilit. T’i bëjmë bashkë talentet dhe aftësitë tona të veçanta, për qëllimin tonë të përbashkët. Ta realizojmë ndryshimin e madh nëpërmjet referendumit të 14 shkurtit.", thuhet mes tjerash në njoftim.

BËHU VULLNETAR! Të dashura qytetare e të dashur qytetarë, Lëvizja VETËVENDOSJE!, si organizata më e madhe në Kosovë...

Posted by Lëvizja VETËVENDOSJE! on Friday, January 15, 2021

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco