LDK mbledh kryesinë, publikohen emrat e kandidatëve për deputetë

LDK mbledh kryesinë, publikohen emrat e kandidatëve për deputetë

17:05, 15/01/2021

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), nesër do mbajë mbledhjen e radhës së Kryesisë.

Bëhet e ditur se kjo mbledhje do të mbahet nga ora 10:00.

“Nesër do të mbahet mbledhja nga ora 10:00, në të cilën do të bëhen publikë emrat e kandidatëve për deputetë”, kanë thënë burime të GazetaBlic brenda LDK-së.

Lidhja Demokratike e Kosovë në këto zgjedhje do të garojë me kandidatin e saj për kryeministër, Avdullah Hoti.

Kosova do të mbajë zgjedhjet e parakohshme parlamentare më 14 shkurt.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco