Kandidatja për presidente dhe kryeministër përkujtojnë Masakrën e Reçakut

Kandidatja për presidente dhe kryeministër përkujtojnë Masakrën e Reçakut

16:39, 15/01/2021

Ushtruesja e detyrës së presidentës Vjosa Osmani së bashku me liderin e LV-së dhe kandidatin për kryeministrin Albin Kurtin kanë përkujtuar të rënët e Masakrës.

Vjosa Osmani, tha se sot u bënë 22- vjet nga Masakra e Reçakut, në të cilën u vranë mizorisht 45 civilë shqiptarë. Masakra ndaj tyre u shndërrua në dëshminë më autentike të gjenocidit të Serbisë të kryer në Kosovë. 

Sipas kjo e vërtetë atëkohë me shpejtësi u shtri në të gjitha anët e globit.

"Nuk duhet të ndalemi që këtë të vërtetë ta themi çdo ditë e kudo për ta dëshmuar se më 1999, ne bëmë luftë duke e mbrojtur pragun e shtëpisë, teksa Serbia kreu gjenocid", tha Osmani.

U. d  e presidentes tha se 45 banorë të Reçakut që u vranë në këtë ditë do të jenë referencë e jona e përhershme e rrugës së zorshme të bërjes së lirisë dhe të shtetit.

"Përkulemi para secilit nga këta emra ta pafajshëm, të cilët pësuan nga regjimi gjenocidal serb. Qoftë i përjetshëm kujtimi për ta", tha Osmani!

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco