Fatmir Limaj vet i njëzeti, pritet të garojë në listë me PDK-në

Fatmir Limaj vet i njëzeti, pritet të garojë në listë me PDK-në

14:34, 23/12/2020 Nga A.ZH

Kanë filluar kalkulimet e mëdha, për të arritur koalicione parazgjedhore mes partive politike në vend.

Por, njëri nga më i afërti për t’u arritur, si duket, do të jetë ai mes PDK-së dhe Nisma Socialdemokrate.

Burimet e afërta me PDK-ne dhe Nismën i kanë thënë Syri.net Kosovës, se tashmë kemi një marrëveshje politike mes këtyre dy subjekteve, që të garojnë si koalicion parazgjedhor.

Bazuar në këto burim,e Nisama Socialdemokrate do të garojë në listën zgjedhore të PDK-së, e që do i ndahen 20 vende të lira.

Syri.net ka kontaktuar nënkryetarin e Nismës, Endrit Shalën ,për të marr një konfirmim zyrtarë rreth kësaj çështje.

Shala ka mohuar që ka diçka konkrete, por, ka thënë se ende nuk kanë vendosur se si do t’i futen garës, pasi ende këshilli nuk ka vendosur përfundimisht.

“Nuk kemi arritur asnjë marrëveshje apo koalicion me askënd njëherë për njëherë, ne nuk kemi vija të kuqe me askënd. Mirëpo  për këtë çështje do të vendos Këshilli se a do të shkojë e vetme në zgjedhje apo me ndonjë parti” - ka deklaruar Shala për Syrin.

I pyetur nëse ka pasur takime me PDK-në, Shala ka thënë se takime kanë pasur vetëm si deputetë, por, jo të strukturës së lartë.

Tutje, ka këmbëngulur se do jenë organet e partisë që do të vendosin për fatin e Nismës se si do të garojë./Syri.net


 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco