Bashkëpartiaku i Le Pen, zi e terr për Kosovën, merr kundërpërgjigje të fortë nga Von Cramon

Bashkëpartiaku i Le Pen, zi e terr për Kosovën, merr kundërpërgjigje të fortë nga Von Cramon

16:52, 10/12/2020

Deputeti francez në Parlamentin Evropian, Thierry Mariani në takimin e Komitetit për Punë të Jashtme që është mbajtur sot lidhur me raportin për Kosovën, ka thënë se “Kosova është shtet mafioz dhe është pjesë e Serbisë.

Këtyre deklaratave të tij, iu është përgjigjur eurodeputetja gjermane, Viola Von Cramon, duke i sugjeruar që të vizitojë Kosovë për t’u njohur nga afër me situatën, duke e siguruar se Kosova në asnjë mënyrë nuk është shtet mafioz.

Mariani në fjalën e tij ka kritikuar raportuesen për Kosovën Viola Von Cramon se po e përkrahë liberalizimin e vizave për “një shtet mafioz”, raporton Express.

Mariani i cili është pjesë e partisë së ekstremit të djathtë në Francë ‘Fronti Nacional’ të Marine Le Pen ka thënë poashtu se Kosova është “kancer i Ballkanit”, dhe “shtet ku bëhet trafikimi i organeve dhe qenieve njerëzore”.

“Kosova është rajon i Serbisë, të cilën nuk është dashur asnjëherë ta lëmë në dorën e atyre që e udhëheqin sot. Prishtina ka rënie sa i përket të drejtave elementare, sundimit të ligjit, funksionimit të institucioneve demokratike. Aty bëhet trafikim i qenieve njerëzore, trafikim me organe. Kosova është kancer në Ballkan sot. Thaçi është duke u akuzuar në Hagë për krime lufte, ndërkaq raportuesja as nuk e përmendi këtë fakt. Metastaza është duke u shpërndarë përgjatë Evropë, veprime mafioze dhe armë të importuara në Francë nga Kosova. Shqetësohem se si raportuesja dhe shumica e grupeve politike përkrahin liberalizimin e vizave për Kosovën. BE’ja është e duke përkrahur një shtet mafioz”, ka thënë ai.

Ai ka kritikuar raportin e gjermanes Von Cramon për Kosovën duke e cilësuar si të pabalancuar, të verbër dhe ideologjik.

Pas fjalës së deputetit nga Franca Thierry Mariani, raportuesja Viola Von Cramon ka reaguar duke thënë se është e habitur nga fjalimi i tij.

Von Cramon ka thënë se Kosova nuk është vend i eksportit të armëve dhe as nuk është shtet mafioz.

“Ju sugjeroj që  së bashku të vizitojmë Kosovën ku mund ta kesh shansën që të flasësh me njerëzit e Kosovës dhe të shohësh realitetin në Kosovë dhe të vlerësosh se a është një shtet mafioz apo një vend që eksporton armë”, ka thënë Von Cramon.

 

 

 

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco