Hyseni për dialogun: S'ka përafrim, jemi në pozicionet e njejta me ato të 29 nëntorit

Hyseni për dialogun: S'ka përafrim, jemi në pozicionet e njejta me ato të 29 nëntorit

15:54, 10/12/2020

Koordinatori shtetëror për dialogun, Skender Hyseni, tha pas takimit në Bruksel se nuk është arritur asnjë përparim.

Hyseni pohoi se pala kosovare bëri përpjekje serioze për të vazhduar trajtimin e temave, por sipas tij, ky seriozitet nuk u pa edhe te pala serbe, që në këtë raund bisedimesh u përfaqësua nga drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq.

Temë e diskutimeve sot ishin kadastri dhe pretendimet financiare.

“Sot përkundër përpjekjeve shumë serioze të delegacionit të Kosovës për të vazhduar trajtimin e temave të kadastrit e pensioneve në kuadrin e temës së pretendimeve financiare dhe të pronës, nuk është arritur ndonjë përparim, ende qëndrimet janë larg njëra-tjetrës, nuk ka përafrim. Edhe sot kemi mbetur në pozicionet e njëjta që kishim më 29 nëntor, palët dhe ndërmjetësuesi janë dakorduar që rreth këtyre elementeve specifikë të vazhdojnë bisedimet pas Vitit të Ri”, tha Hyseni.

Ai mohoi se është biseduar për Asociacionin e komunave serbe. Tha se nuk është biseduar sot e as herëve tjera.

Hyseni ka folur edhe për zotimet e mara nga takimi i 4 shtatorit në Uashington, në ndërmjetësimin e administratës që po shkon, asaj Trump. Ai tha se nuk dyshon që administrata e re, ajo Biden, do të vazhdojë të qëndrojë prapa asaj që është arritur.

“Unë nuk pres ndonjë ndryshim rrënjësor, sepse Kosova është e bekuar që ka pasur prore përkrahjen pa ekuivoke të partive në SHBA, qoftë të demokratëve qoftë të republikanëve. Unë isha më herët në SHBA dhe Kosova është siguruar që do të ketë përkrahjen e SHBA-së. Nuk shoh mundësi që administrata e re të heqë dorë nga Marrëveshja e 4 shtatorit. Këtë e ka konfirmuar ditë më parë edhe kryeministri Hoti”, tha Hyseni.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco