Besnik Tahiri paralajmëron ardhjen e VV-së në pushtet

Besnik Tahiri paralajmëron ardhjen e VV-së në pushtet

11:55, 10/12/2020

Zëvendëskryeministri nga AAK’ja, Besnik Tahiri, në një debat kundër deputetet së VV’së, Fitore Pacollit, për emërimin e djalit të Haxhi Shalës, si konsull në Pragë, tha se edhe VV’ja do të vijë në pushtet dhe nuk do të funksionojë ndryshe.

“Ju garantojë që ka me ardhë në pushtet edhe Vetëvendosje, por nuk do të funksionojnë më mirë”, u përgjigj Tahiri.

Fitore Pacolli e VV’së, në pyetjen parlamentare për Hotin, nëse ishte pjesë e marrëveshjes për emërimin e Flakron Shalës si konsull, ka marrë përgjigje nga zëvendësi i Hotit, Besnik Tahiri.

Tahiri tha se Hoti nuk ka ekzistuar një marrëveshje e tillë. Nuk është shkëmbyer dhe nuk është bërë tregti për pozita.

“Nuk ka qenë pjesë e marrëveshjes, përgjigja është jo. Sa i përket rastit konkret, unë e kuptoj që edhe opozita edhe diskursi publik në vend është shumë i ngarkuar dhe i hidhëruar me nepotizmin që ka ndodhë tash e 20 vjet, por dua të ju them juve dhe qytetarëve, që të mos harrojmë se shumë fëmijë të politikanëve të cilët kanë aftësi profesionale, janë të anatemum kur flas për punësimet në sektorin publik. Unë njoh shumë, një fëmijë i një politikani, nesër me konkuru, me qenë ma I miri, kanë me thanë se ka hi për shkak të nënës ose babës. Kaq”, ka përfunduar Tahiri

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco