Selimi: Me viktimat e dhunës seksuale nuk duhet bërë politikë

Selimi: Me viktimat e dhunës seksuale nuk duhet bërë politikë

12:19, 08/12/2020

Ministri i Drejtësisë Selim Selimi, sot ka marrë pjesë në konferencën “Progresi dhe sfidat e procesit të njohjes së statusit të viktimave të dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë”.

Selimi, në fjalën e tij para të pranishmëve ka folur për rëndësinë që ka procesi i njohjes së statusit të viktimave të dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë, sfidat dhe rëndësinë e bashkëpunimit institucional me përgjegjësinë që të mbijetuarat të trajtohen me respekt dhe dinjitet.

Selimi tha se Ministria të cilën ai e drejton mbetet e përkushtuar në përmbushjen e të gjitha obligimeve për t’ju ofruar kësaj kategorie, fillimisht infrastrukturën e duhur ligjore dhe qasjen në drejtësi.

Ministri Selimi theksoi se bashkërisht me akterët relevant, janë ndërmarr hapa të rëndësishëm duke përgatitur Planin e Veprimit për Qasje në Drejtësi për viktimat e dhunës seksuale gjatë Luftës i cili identifikon pengesat që të mbijetuarat i kanë për të pasur këtë qasje.

“Në Draft-Kodin e Procedurës Penale është parapare dispozita për gjykimin në mungesë më qëllim të mundësimit të hetimit dhe gjykimit të krimeve të luftës që kanë të bëjnë edhe me dhunën seksuale gjatë luftës. Përmes këtij draft kodi, në harmoni të potë me standardet evropiane, janë bërë ndryshimet e nevojshme të cilat kanë paraqitur probleme në praktikë duke shënuar një hap përpara në reformimin e drejtësisë në Republikën e Kosovës, për çka kemi marrë edhe konfirmimin nga Komisioni i Venecias, se dispozita që mundëson ndjekjen, hetimin dhe gjykimin në mungesë është në pajtim me standardet ndërkombëtare” tha Selimi.

Ministri duke folur për rëndësinë e trajtimit të kësaj çështje, tha se me viktimat e dhunës seksuale nuk duhet bërë politikë por ky proces duhet të trajtohen me përgjegjësi institucionale e shoqërore në bazë të veçorive dhe nevojave që ka kjo kategori e shoqërisë.

“Zëri i viktimave të dhunës seksuale duhet të jehojë edhe në tavolinën e dialogut. Kosova ka humbur mjaft, por me viktimat nuk duhet bërë politike. Drejtësia cilado qoftë ajo ndërkombëtare apo vendore është në anën e Kosovës” tha Selimi.

Ministria e Drejtësisë, tha Selimi, do të ofrojë mbështetjen e duhur për të mundësuar dhe lehtësuar që edhe viktimat e dhunës seksuale gjatë luftës të kenë qasje të barabartë dhe efektive në drejtësi.

“Në këtë drejtim, me propozimin tim, dje Qeveria e Republikës së Kosovës, ka marrë vendim për kompletimin e Komisionit Qeveritar për Njohjen dhe Verifikimin e Statusit të Personave të dhunuar gjatë Luftës Çlirimtare të Kosovës, me çka besoj se do të rritet efikasiteti në trajtimin e rasteve në njohjen dhe verifikimin e statusit të personave të dhunuar gjatë luftës” ka thënë Ministri Selimi në mbyllje të fjalimit të tij.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco