Ja kur po mendon Hoti t'i ftojë partitë në një takim për të gjetur emrin e Presidentit

Ja kur po mendon Hoti t'i ftojë partitë në një takim për të gjetur emrin e Presidentit

11:57, 08/12/2020

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka më shumë se një muaj që ka përmendur mbajtjen e një tryeze me të gjitha partitë politike për cështjen e presidentit.

Ende nuk ka një datë për mbajtjen e kësaj tryeze, apo ndonjë dakordim të partive për një emër të presidentit.

Hoti përmes një conference për media, tha se kjo tryezë do të mbahet shumë shpejtë, por ende nuk ka dhënë një datë.

Ai theksoi se nëse nuk ndodh një dakordim me partitë politike për emrin e presidentit, atëherë duhet të planifikojnë një datë për zgjedhje të reja.

“Shumë shpejtë do të dakordohemi, nëse ka gatishmëri për të negociuar për cështjen e presidentit, do të diskutojmë për parimet, për të identifikuar një emër për president, nëse nuk ka një gatishmëri të tillë, atëherë ne duhet të mendojmë për një datë të zgjedhjeve”, ka thënë Hoti.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco