Albin Kurti: Serbia nuk ka kërkuar falje dhe nuk ka dënuar fajtorët

Albin Kurti: Serbia nuk ka kërkuar falje dhe nuk ka dënuar fajtorët

21:35, 07/12/2020

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje (VV), Albin Kurti ka kërkuar dënimin e politikanëve serbë të cilët kanë kryer krime lufte në Kosovë, raporton Syri.net Kosova

Këtë e ka bërë të ditur në një postim në rrjetin social ‘Facebook’, dhe ka kujtuar liderin gjerman Willy Brand që u përul para memorialit të viktimave të Nazitëve në kryeqytetin e Polonisë.

‘Pesëdhjetë vjet më parë Willy Brandt-i, figura më e shquar e socialdemokracisë gjermane, u përgjunj në Varshavë, para memorialit të viktimave të Gjermanisë Naziste, të masakruara në geton e Varshavës në 1943. Ai nuk shtoi fjalë, viktimat nuk kanë nevojë për fjalë, e nuk e tha asnjë “por”, sepse pranimi i përgjegjësisë nuk bëhet duke i ikur fajit. E kujtojmë me respekt të thellë atë gjest të tijin, sepse duhet marrë si model e shembull prej atyre politikanëve të cilët në fund të shekullit XX deshën të përsërisin modelin e Gjermanisë naziste, në përmasa ballkanike’, ka  shkruar Kurti.

Po ashtu ai ka thënë se ditët e fundit në Kizhevak të Rashkës janë gjetur trupa të varrosur nën mbetje gurthyesish e materialesh ndërtimi. Kizhevaku është vendi i pestë ku zbulohen varreza masive në Serbi, pas Batajnicës, Peruçacit, Petrovo Selos dhe Rudnicës. E nga Serbia jo vetëm që nuk po vjen pranimi i fajit, dënimi i fajtorëve e kërkimi i faljes, por dëgjojmë këmbënguljen se “Kosova është Serbi”. Kjo qasje e qeveritarëve serbë, të cilët vitet e fundit po ri-armatosen me intensitet, nënkupton se nuk kanë hequr dorë nga projekti i vjetër i cili solli gjenocidin, luftën e këto varre masive.

Më poshtë keni postimin e plotë:

 

Pesëdhjetë vjet më parë Willy Brandt-i, figura më e shquar e socialdemokracisë gjermane, u përgjunj në Varshavë, para...

Posted by Albin Kurti on Monday, December 7, 2020

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco