Nën ethet e Gjykatës Kushtetuese

Nën ethet e Gjykatës Kushtetuese

09:58, 05/12/2020

Gjykata Kushtetuese të mërkurën mbajti seancën dëgjimore për interpretimin e ligjshmërisë së votës së deputetit Etem Arifi në ditën e kur u votua Qeveria e Kosovës në krye me Avdullah Hotin.

Në këtë seancë u shpalosen argumentet dhe kundër-argumentet ndërmjet palëve të përfshira.

Ndërkaq, Kryetarja e Kushtetueses, Arta Rama-Hajrizi, ka njoftuar se palët kanë kohë deri me datë 7 dhjetor të përcjellin me shkrim argumentet rreth këtij rasti.

Kurse, ajo nuk ka dhënë datë të saktë se kur mund të merret vendimi.

“Për njoftim do të njoftohen palët dhe publiku. Tash Gjykata Kushtetuese do të tërhiqet edhe në ditët në vijim do të mblidhet në seancën për këshillim dhe votim ku do të vendosë për çështjen, Palët do të informohen me kohë”, tha ajo.

Por cili do të ishte  vendimi i mundshëm i Gjykatës Kushtetuese në bazë të argumenteve të dhëna gjatë mbajtjes së seancës.

Njohësi  i çështjeve juridike, Blerim Burjani, në një prononcim për “Bota sot”, është shprehur se duhet të pritet verdikti i Gjykatës Kushtetuese.

Por,  ka dhënë një mendim të cilin, sipas tij, mund të veproj Gjykata Kushtetuese në këtë rast.

“Kjo është çështje e Gjykatës Kushtetuese, duhet të pritet verdikti i kësaj gjykate. Gjykata mund të shpall veten jo kompetente në këtë rast për shkak dështimit të institucioneve tjera. Në ndërkohë jeta institucionale dhe funksionet e Kuvendit kanë vazhduar pa pengesë të funksionojnë”, ka thënë Burjani

Më tej, ai ka treguar se cili mund të jetë objekti i Gjykatës Kushtetuese.

“Gjykata nuk verifikon mandatet e deputetëve. Dhe se objekt i kësaj Gjykate mund të  jetë vetëm humbja e mandatit për shkak mos ardhjes së një deputeti gjashtë muaj në seancë”, ka deklaruar Burjani

Njohësi i çështjeve juridike, Islam Krasniqi, në një prononcim  për “Bota sot”, ka komentuar seancën e mbajtur të mërkurën, ku të gjitha palët i kanë dhënë argumentet tyre në rastin e Arifit.

 “Në bazë të dispozitave Ligjore qeveria duhet të binte sepse  numrat për formimin e qeveris ia ka siguruar edhe deputeti i cili ishte i dënuar me aktgjykim të formës së prerë,  me më shumë së një vit në mbajtje.  Vet Gjykata Kushtetuese ka qenë ajo e cila ka kontribuar në formimin e kësaj qeverie duke mbyllur sytë karshi fituesit të zgjedhjeve, duke shkelur mbi afatet ligjore, për të gjunjëzuar edhe  sovranin dhe vullnetin e popullit. Kushtetuesja qysh dje në pyetjet e saj u vërejt së anon nga qeveria,  me pyetjen së në kuvend sa deputet kanë qenë, e jo në atë që është dashur të pyetet së sa vota i ka marrë qeveria me votën e Arifi, ku pa votën e tij s`do të kalonte”, ka thënë ai

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco