Ku shkoi paga e Pacollit sa ishte ministër i Jashtëm, vjen sqarimi i tij nga Facebook-u

Ku shkoi paga e Pacollit sa ishte ministër i Jashtëm, vjen sqarimi i tij nga Facebook-u

21:35, 04/12/2020

Kreu i AKR-së, Behgjet Pacolli ka reaguar ndaj një shkrimi të KTV-së, se gjoja ky i fundit tash po i kërkon pagat nga shteti derisa ka qenë ministër në MPJ, shkruan Syri.net Kosova.

Por ai ka sqaruar se paga e tij ka qenë e dedikuar për Fondacionin 'Behgjet Pacolli', por në realitet ajo nuk ka ndodhur, e ky në fund të mandatit e ka marrë vesh këtë gjë.

"Unë, edhe në kohën sa kam qenë president ( paga ime ka shkuar per njerzit ne nevojë) por edhe në periudhën sa kam qenë në qeveri 2011-2014, nuk kam marrë pagë. 
Në periudhën 2017, kur kam marrë funksion në qeveri, isha dakorduar me Sekretariatin  e MPJ që paga ime të shkojë direkt në fondacionin “Behgjet Pacolli” dhe nëpërmjet tij, t’u jepet studentëve në formë të bursës për pagesën e shkollimit dhe mbeshtetjet tjera njerëzve në nevojë.
Në atë kohë, kërkesa ka shkuar tek sekretari I atëhershëm I ministrisë së Jashtme, përfshirë edhe xhirollogarinë e fondacionit dhe kjo per mua është konsideruar punë e mbyllur. 
Në anën tjetër, Fondacioni kishte vazhduar me pagesat e rregullta  të bursave per student si dhe me ndihma periodike për shërim të personave në nevoje jasht vendit,si dhe në fushat tjera.
Për arsye të paqarta, tek në fund të mandatit nga sekretari I MPJ jam informuar se pagat nuk kanë dalur asnjehere. 
Arsyetimi i Sekretarit ishte se MPJ nuk ka mund ti depojnë në llogari të fondacionit për shkaqe teknike, por të njëjtat duhet ti bartin fillimisht në llogarinë time private. Pra, unë gjatë kohës sa kam ushtruar funksionin e ministrit të jashtëm në qeveri, asnjëherë nuk jam rimbursuar me pagë, meditje, apo me pagesat, te njejtat  i kam kryer nga llogaria ime private, pagesa që shpeshhere kanë qenë jo vetem per mua por edhe për delegacione që kanë qenë në funksion të punës për shtetin e Kosovës. E tërë ideja ka qenë dhe mbetet që ato mjete, nëpërmjet Fondacionit “Behgjet Pacolli” tu shkojnë studentëve, të rinjëve të Kosovës dhe atyre që kanë nevojë.
E sa për informacionin e atyre që janë dashakeq, por edhe të njerëzve të vullnetit të mirë, Fondacioni “Behgjet Pacolli”, deri më tani, që nga përfundimi I luftës, të dokumentuara, ka kontribuar per nevojat e popullates me mbi 33 milion euro, (mjete vetanke), në ndihmë të njerëzve në nevojë, për shërim jashtë vendit, për bursa për student, shtepi, për infrastrukturë arsimore, kulturore, historike etj etj.", ka shkruar Pacolli në Facebook.

Mua mu duken shumë tendencioz, malinjë dhe joprofesional...! Eshte fjala per titullin ne KTV dhe ne Koha Ditore te...

Posted by Behgjet Pacolli on Friday, December 4, 2020

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco