Pasi ia kritikoi vajzën, Gani Geci i reagon ashpër Kryeziut: Me ty merrem unë

Pasi ia kritikoi vajzën, Gani Geci i reagon ashpër Kryeziut: Me ty merrem unë

19:17, 04/12/2020

Ismet Kryeziu nga KDI ka thënë në një postim në rrjetin social ‘Facebook’, se deputetëve duhet tu, ndalohet që të flasin për vrasje, sepse, sipas tij është irrituese, raporton Syri.net Kosova

 ‘Boll ma e keni keqpërdor foltoren dhe i keni irrituar qytetarët, shkoni dëshmoni në gjykatë Speciale dhe lejani këtë punë drejtesisë. S’jeni ju as të drejtit e as ata që vendosni drejtësi. Irrituese jane keto fjalime per qytetaret. E verteta e dalë nga shoshitja e drejtesisë se paanshme, do të jete themeli për paqe të perhershme, e jo fjalimet tuaja!’, ka shkruar Kryeziu.

Ky reagim I Kryeziut vjen pasi deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës(LDK), Marigona Geci nga foltorja e Kuvendit foli për vrasjet politike në Kosovë.

Duhet t’u ndalohet deputeteve me fole per vrasje. Deputetja Geci, me fjalimin e juaj krejt jashte rendit te dites!!?...

Posted by Ismet Kryeziu on Friday, December 4, 2020

Pas këtij reagim të Kryeziut ka reaguar edhe ish deputeti I LDK-së, Gani Geci në një postim në rrjetin social ‘Facebook’, ka thënë Kryeziut se me të merret ai personalisht.

‘Me ty Ismet Kryeziu merrem unë edhe me krejt burrat si ti merrem unë. Edhe me generalla merrem unë. Unë të njoh mirë ty besoj se edhe ti mua më njeh. Besa unë i njoh edhe krejt këta burrat që merren me politik që 30 vjet e këndej edhe ata që kanë luftu kundër Serrbisë që 30 vjet e këndej i njoh edhe ata që i kanë zhvat fondet e qytetarëve të Republikës së Kosovës ne emër të OJQ-ve i njoh’, u shpreh Geci.

Me ty Ismet Kryeziu merrem unë edhe me krejt burrat si ti merrem unë. Edhe me generalla merrem unë. Unë të njoh mirë ty...

Posted by Gani Geci on Friday, December 4, 2020

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco