Këmbëngul Hoti: Qeveria mund të bie, por s'mund të shantazhohet nga askush

Këmbëngul Hoti: Qeveria mund të bie, por s'mund të shantazhohet nga askush

16:58, 04/12/2020

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka paralajmëruar se gjatë ditëve në vijim do të adresojë disa çështje sa i përket Listës Serbe.

Ai tha se qeveria mund të bie, por nuk mund të shantazhohet nga askush.

Hoti tha kështu gjatë konferencës për medie, kur u pyet se a po e shantazhon Lista Serbe Qeverinë dhe nëse do ta shqyrtojnë pozitën e kësaj partie në Qeveri.

“Kemi disa çështje që besoj se në ditët e ardhshme duhet t’i adresojmë me Listën Serbe. Fakti që jemi në këtë pikë, do të thotë që Qeveria mund të bie por nuk mund të shantazhohet. Më vjen mirë që një pjesë e opozitës kanë marrë parasysh kërkesat tona të vazhdueshëm. Qysh në muajt e verës kur ka shkuar në lexim të parë në Kuvend, kam kërkuar nga deputetët të japin mendimet e tyre, si nga opozita si nga pozita të japin mendimin në mënyrë që ato t’i akomodojmë në Ligjin për rimëkëmbje Ekonomike”, tha Hoti.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco